Pak me vonesë, por 1-vjeçarja që e kopjoi mori një letër nga mbretëresha

03 janar 2022 | 19:18

Pak me vonesë, ekzaktësisht 2 muaj më vonë, por në adresën e një vajze 1 vjeçe ka mbërritur një letër nga mbretëresha e Anglisë.

Jalayne Sutherland u vesh si mbretëresha Elizabeth për Halloween-in e kaluar. Veshi një pardesy blu, vuri paruke, kapele dhe perlat në qafë.

Nëna e Jalayne, Katelyn Sutherland, dërgoi një letër dhe disa foto të veshjes së vajzës në Buckingham Palace dhe u habit kur mori një përgjigje.

Pak me vonesë, por 1-vjeçarja që e kopjoi mori një

Një përfaqësues i Mbretëreshës Elizabeth e kishte nisur në adresën e tyre letrën në 9 dhjetor.

“Mbretëresha dëshiron që t`ju falënderoj për letrën tuaj dhe për fotografitë që keni bashkangjitur. Madhëria e saj u kënaq kur pa fotografitë e vajzës suaj, Jalayne, me veshjen e saj të mrekullueshme. Ajo shpreson që të gjithë të keni një Krishtlindje shumë të gëzuar”, shkruhej në letrën që prindërit e vogëlushes e postuan në rrjete sociale.

Pak me vonesë, por 1-vjeçarja që e kopjoi mori një

Vetë mbretëresha festoi, por në përputhje me rregullat e vendosura prej variantit Omicron të Covid-19. Ajo mbajti fjalimin e saj vjetor televiziv në ditën e Krishtlindjes, duke e fokusuar sidomos tek humbja e burrit të saj, Princit Philip, i cili vdiq 99 vjeç në prill, pas një martese 73-vjeçare në të cilën jetuan të lumtur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arianit Sllamniku, organizator i protestave kundër vaksinimit Anti-COVID, ka thënë…