Pak minuta pas përfundimit të zgjedhjeve, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste (Video)
Vetëm pak minuta pas mbylljes zyrtare të votimeve në orën 19:00, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste.
Zëdhënësja e kësaj partie Bora Muzhaqi ka falenderuar të gjithë personat që morën pjesë në votime.
“Shumë faleminderit kujtdo që votoi, ishte një ditë e gjatë por e bukur dhe jo vetëm nga dielli por se patëm manifestim qytetar nga Tropoja në Konispol. Tanimë vullneti i popullit është shprehur. Është koha e leximit me përgjegjësi të lartë qytetare dhe ligjore të çdo vote në çdo kuti. Në emër të PS dhe kryetarit Edi Rama një falenderim shumë i veçantë për të gjithë patronazhistët dhe koordinatorët elektoralë.
Të gjithë ju mund të ndiqni rezultatin nga shtëpitë tuaja, ky është momenti i numërusve të cilëve u kërkohet një përgjegjshmëri shumë e lartë,” tha ajo.