Më pak njerëz lexojnë lajmet në “Facebook”
14 qershor 2018
| 13:08
Më pak persona janë duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për të lexuar dhe diskutuar lajme, përderisa aplikacionet për mesazhe si “WhatsApp” ka pësuar rritje.
Kështu kanë treguar gjetjet e raportit vjetor “Digital News Report”.
Sipas këtij raporti ulja e qasjes në “Facebook” për lajme, vjen pas shqetësimeve në lidhje me privatësinë dhe debateve toksike në këtë platformë.
Gjithashtu edhe algoritmet e reja të “Facebook” përmes të cilave nuk shfaqen vazhdimisht lajmet në “News Feed”, ka ndikuar në këtë rënie.
Përmes këtij studimi është hulumtuar se si iu qasen lajmeve njerëzit nëpër botë.