
Pak punëtorë protestojnë për 1 Majin
01 maj 2018
| 11:52
Pak punëtorë janë parë duke protestuar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për Ditën Ndërkombëtare të Punës, në protestën që kishte organizuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Përfaqësuesit e BPSK-së kanë paraqitur kërkesat e tyre që janë zbatimi i ligjit për punëtorët, siguria në punë, njohja e përvojës së punës për vitet ‘90-‘99 dhe sigurimi shëndetësor.
/Epoka e re/