Pakistan, 133 të vdekur në dy sulme mbi mitingjet zgjedhore
Së paku 133 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 150 janë plagosur në dy sulmet e ndara me bombë që kanë ndodhur në tubimet parazgjedhore në Pakistan, konfirmuan burime ushtarake dhe policore.
Njëri sulm ndodhi në qytetin Dringarhu, që gjendet 35 kilometra në jug të Quette, kryeqytet i provincës Balochistanit, ku vetëvrasësi me bombë vrau së paku 60 persona.
Nga sulmi janë plagosur disa dhjetëra pjesëmarrës të mitingut parazgjedhor të politikanëve të partisë që kandidohen për parlament.
Në sulmin e dytë në qytetin Mastung në jugperëndim të vendit, po ashtu afër një tubimi politik, janë vrarë katër persona, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency.
Mediat lokale lajmërojnë se një vetëvrasës me bombë me motoçikletë goditi një automjet disa minuta pas përfundimit të tubimit parazgjedhor në Bannu, që kufizohet me rajonin e trazuar të Vaziristanit Verior.
Bëhet fjalë për sulmin e dytë ndaj kandidatëve të MMA-së në Bannu gjatë dy javëve të fundit. Javën e kaluar në një sulm vetëvrasës gjatë një mitingu parazgjedhor në Peshawar, kryeqytet i provincës Khyber Pakhtunkhawa, humbën jetën 21 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe kandidati i MMA-së.
Përgjegjësinë për këtë sulm e mori dega pakistaneze e talebanëve Tehrik-e-Taliban-Pakistan.
Zgjedhjet kombëtare në Pakistan mbahen më 25 korrik, ndërsa për sigurinë do të angazhohen mbi 370.000 ushtarë.