Pakistan: 15 të vdekur pasi një furgon përfshihet nga zjarri
Policia në Pakistan ka bërë me dije se 15 persona kanë vdekur, përfshirë edhe fëmijë, pasi një furgon pasagjerësh u përfshirë nga zjarri në një autostradë.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit Karaçi në orët e vona të 26 shtatorit.
Policia ka thënë se furgoni, që kishte 25 pasagjerë, ra në një kanal, pasi u godit nga një objekt që kishte ardhur nga një makinë tjetër. Më pas furgoni është përfshirë nga zjarri për shkak të rrjedhjes së karburantit.
Ekipet e emergjencës kanë nxjerr 15 trupa të pajetë, përfshirë edhe të paktën tre fëmijëve, ndërsa dhjetë persona janë nxjerr të gjallë, në mesin e tyre edhe një fëmijë 1 vjeç.
Aksidente të tilla janë të zakonshme në Pakistan, veçanërisht në veri të vendit, për shkak të moskujdesit gjatë vozitjes dhe infrastrukturës joadekuate.
Rreth 9 000 aksidente rrugore raportohen çdo vit në Pakistan, ku sipas statistikave zyrtare, rreth 4 000 persona humbin jetën çdo vit në aksidente trafiku.