Pakistan: Kandidati për zgjedhje vritet në një sulm në veturë
22 korrik 2018
| 16:58
Një kandidat në zgjedhjet e Pakistanit është vrarë në një sulm vetëvrasës që ka plagosur disa persona.
Zyrtarët nga policia dhe spitali i kanë thënë shërbimit të “Radios Evropa e Lirë” se Ikramullah Gandapur që po garonte për ulësen në parlament, vdiq në spital nga plagët e marra.
Shoferi i tij po ashtu ka ndërruar jetë në një sulm vetëvrasës, raporton “Rel”.
Autoritetet kanë thënë se sulmuesi ka pasur për cak veturën e tij teksa po shkonte në një tubim elektoral.
Vëllai i viktimës ishte vrarë tri vite më parë nga një sulm vetëvrasës.