Pakistan, vriten disa pjesëtarë të forcave të sigurisë
Së paku tre pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë pasi militantët ndaluan automjetin e tyre në Quetti, kryeqytetin e provincës jugperëndimore pakistaneze Balochistan, konfirmoi policia lokale.
I fundit në serinë e incidenteve në të cilat si objektiv i sulmeve kanë qenë pjesëtarët e sigurisë në minierat e provincës së pasur ndodhi pas namazit të Bajramit në rrugën urbane frekuentuese, raportoi kanali lokal ARY News.
Pjesëtarët e forcave të sigurisë ktheheshin nga namazi i Bajramit kur sulmuesi hapi zjarr ndaj automjetit të tyre. Dy pjesëtarë të forcave të sigurisë humbën jetën në vendin e incidentit, ndërsa i treti iu nënshtrua plagëve në spital.
Tani për tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Vitet e fundit grupe militante siç janë Lashkar-e-Jhangvi dhe separatistët Baloch kanë qenë të përfshirë në sulme të ngjashme ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Quetti, transmeton Anadolu Agency.
Provinca e Balochistanit, e cila një pjesë shtrihet në Iranin fqinjë dhe Afganistan, strategjikisht është e rëndësishme, sepse ajo ka shumë rezerva të bakrit, zinkut dhe gazit natyror.