Pakistani dhe Afganistani i thërrasin talibanët në bisedime
26 dhjetor 2017
| 12:48
Ministrat e jashtëm të Pakistanit dhe Afganistanit, në një thirrje të përbashkët për militantët talibanë, kanë kërkuar që ata tu bashkohen bisedimeve paqësore, pas një takimi të organizuar nga Kina, që synonte përmirësimin e raporteve ndërmjet Kabulit dhe Islamabadit.
Kjo thirrje u bë pasi ministri i jashtëm i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm afgan, Salahuddin Rabbani, u takuan sot në Pekin, me ministrin e jashtëm të Kinës, Wang Yi.
Në ftesën e tyre, të tri qeveritë angazhohen për “bisedime paqësore gjithëpërfshirëse me bazë të gjerë dhe proces të pajtimit”. (Rel)