
Pakistani dhe India rikthejnë armëpushimin në Kashmir
Ushtritë e Pakistanit dhe Indisë kanë bërë me dije se janë pajtuar të ulin tensionet përgjatë Vijës së Kontrollit, që ndan rajonin e kontestuar të Kashmirit.
Shkëmbimi i zjarrit midis dy fqinjëve ka lënë dhjetëra civilë dhe ushtarë të vrarë që nga fillimi i vitit.
Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, ushtritë e Pakistanit dhe Indisë, kanë theksuar se të dyja palët janë pajtuar që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen për armëpushim, të vitit 2003.
Rajoni i Kashmirit është ndarë midis Indisë me shumicë hinduse dhe Pakistanit mysliman që nga fundi i sundimit britanik në vitin 1947, raporton “Rel”.
Të dyja vendet e pretendojnë rajonin në tërësi dhe kanë luftuar dy luftëra për të.
Dy vendet – që të dy fuqi bërthamore – e akuzojnë vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.