Pakistani mbjell një miliard pemë
15 tetor 2018
| 11:19
Pakistani ka mbjellë rreth një miliard pemë në gusht të vitit 2017, disa muaj përpara afatit të paralajmëruar. Tani kodrat e krahinës veriperëndimore të vendit në Khyber Pakhtunkhwa janë të mbuluara me pemë të reja. Projekti masiv i ripyllëzimit i quajtur ‘Cunami i një bilion pemëve’ ka arritur të mbjellë 350 000 hektarë tokë me pemë duke ndihmuar rigjenerimin natyral.