Pakistani nis javën e vaksinimit kundër poliomelitit
Pakistani ka nisur javën e vaksinimit kundër poliomelitit, me synimin e çrrënjosjes së sëmundjes paralizuese.
Safdar Rana, i cili udhëheq luftën e Pakistanit kundër poliomelitit, ka thënë se fushata do të përfshijë 38.6 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç, në mesin e tyre edhe fëmijë të refugjatëve afganë që shpesh udhëtojnë midis dy vendeve.
Pakistani dhe Afganistani janë në mesin e pak vendeve në botë ku poliomeliti është ende epidemi.
“Pakistani është afër qëllimit të tij (për çrrënjosjen e sëmundjes)”, ka thënë Rana.
Fushata e vaksinimit, e financuar nga Kombet e Bashkuara, e ka ndihmuar Pakistanin të kontrollojë përhapjen e sëmundjes. Numri i fëmijëve të prekur deri në këtë periudhë të vitit ka rënë në katër, krahasuar me 306 në vitin 2014.
Militantët kanë vrarë dhjetëra punonjës të fushatës anti-poliomelit gjatë dekadës së kaluar, duke besuar se vaksinimi ka për qëllim t’i bëjë fëmijët myslimanë sterilë. (Rel)