Pakistani rihap hapësirën ajrore për të gjitha fluturimet civile
16 korrik 2019
| 11:26
Pakistani ka rihapur hapësirën ajrore për fluturimet civile, gati pesë muaj pas mbylljes, për shkak të një mosmarrëveshjeje me Indinë.
Mbyllja u kushtoi kompanive indiane dhjetëra milionë dollarë, pasi ato janë detyruar t’i devijojnë fluturimet.
Pakistani e ka mbyllur hapësirën e tij ajrore në shkurt, pasi India ka kryer një sulm ajror kundër, siç ka thënë, një kampi për trajtimin e terroristëve në qytetin e Pakistanit, Balakot.
Sulmi ka qenë hakmarrje për një shpërthim vetëvrasës në Kashmir – pjesën e administruar nga India, ku kanë mbetur të vrarë mbi 40 ushtarë indianë.