Pakistani i shpall sulmet vetëvrasëse joislamike
Mbi 1 800 klerikë pakistanezë nga shkolla të ndryshme islamike kanë lëshuar një fatwa, apo vendim, që deklaron se shpërthimet vetëvrasëse janë joislamike.
Sipas tyre, këto sulme janë të ndaluara, ose haram, me parimet e Islamit.
Direktiva është shpallur të martën nga presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, dhe Universiteti Ndërkombëtar Islamik.
Hussain ka thënë se fatwa “ofron bazë të fortë për stabilitetin e një shoqërie të moderuar islamike”, raporton “Rel”.
Pakistani është dëmtuar me dekada nga militantët islamikë që i bindin ndjekësit e tyre se sulmuesit vetëvrasës janë “martirë”.
Kritikët vendorë dhe të huaj e akuzojnë qeverinë dhe forcat e sigurisë në Pakistan për bashkëpunim me militantët islamikë, me qëllim shfrytëzimin e tyre si fuqi në Afganistan dhe Indi dhe arritjen e qëllimeve politike.
Ata kanë thënë se qeveria, për kohë të gjatë, e ka mbyllur një sy ndaj klerikëve radikalë në xhamitë e Pakistanit.
Edhe pse autoritetet pakistaneze i dënojnë vazhdimisht sulmet vetëvrasëse, sidomos kur vriten civilë, kryengritësit e shohin taktikën si një nga armët e tyre më efektive.