Pakistani thërret në bisedë ambasadorin e ShBA-së
08 prill 2018
| 18:33
Zyra e Jashtme e Pakistanit ka thirrur në bisedë ambasadorin amerikan në Islamabad për t’ia shprehur pakënaqësitë, pasi një motoçiklist është vrarë gjatë një aksident trafiku, ku ishte përfshirë një diplomat amerikan i cili kishte qenë duke udhëtuar me makinë të ambasadës.
Ambasadori amerikan David Hale “ka shprehur pikëllimin e tij” lidhur me vdekjen tragjike dhe “ka siguruar se ambasada do të bashkëpunojë në hetimet”, ka njoftuar sot Ministria e Jashtme.
Policia pakistaneze ka njoftuar se Atiq Baig, 22 vjeç ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Ai ishte përplasur me motoçikletën e tij me një makinë të ambasadës amerikane më 7 prill.