Pakoja e Ahtisarit nuk është në fuqi, serbët e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e referendumit të Vuçiqit
Enver Hasani thotë se serbët e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e referendumit që Serbia planifikon ta mbajë më 16 janar.
Ish-kryetari i institucionit më të lartë të drejtësisë, thotë se “Pakoja e Ahtisarit” nuk është referencë kur bëhet fjalë për çështje teknike.
“Pakoja e Ahtisarit nuk është në fuqi, ajo vlenë si zotim i Kosovës sa i përket natyrës së sistemit juridik kushtetues. Dmth Kosova ka me qenë republikë, ka me qenë shtet multi-etnik . Pakoja e Ahtesarit nuk vlenë për cështje juridike të të drejtave të votimit, ato janë kryer, janë integruar në Kushtetutën e Kosovës”, tha Enver Hasani.
Serbët e Kosovës, sipas Enver Hasanit, nuk mund të jenë pjesë e referendumit që organizohet nga Serbia.
“Nuk mundet serbët e Kosovës të kenë dy lojalitete për cështje të sovranitetit. Ajo mundtët me ndodhë vetëm në një kohë kalimtare me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Por nuk mund të ketë lojalitet si standard permanent”, ka thënë Hasani në Context.