Pakoja e reformës së administratës publike, miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë
28 gusht 2018
| 14:23
Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të miratohet pakoja e ligjeve të reformës në administratën e shtetit.
“Në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian u zotuam se Pakoja e ligjeve të reformës në administratën e shtetit do të kalojë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Po ashtu, në këtë forum fola për dinamizimin e punës rreth reformave dhe finalizimin e projektligjit për inspektimet e përgjithshme”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/