Pakoja emergjente, brenda 2-3 ditëve dalin pagesat edhe për punëtorët e tjerë
Që nga 11 prilli patën mundësi të aplikojnë. Deri të hënën, janë afro 34 mijë biznese e 140 mijë punëtorë, që dorëzuan të dhënat që të jenë përfitues nga pako emergjente.
Një numri tashmë u kanë dalë të hollat në llogaritë e tyre.
Derisa pjesa e tjetër, pritet të kompensohet, brenda këtyre ditëve.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi, ka njoftuar se deri më tani ka pasur një numër kërkesash për përmirësim gabimesh që kanë bërë bizneset.
Ndërkohë, nga Ministria e Financave thonë se numri i aplikueseve të skemës në përgjithësi nuk ka kaluar pritshmëritë, raporton “T7”.
Të paktën kështu thotë zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Agim Krasniqi, i cili shton se dallime pati në kategori të caktuara.
Numri i familjeve pjesë e skemës sociale, po del më i madh se sa janë shifrat.
Krasniqi tutje ka folur, edhe për nevojën e pakos për rimëkëmbje ekonomike.
Ndërsa, sa i përket vlerës prej 100 euro shtesë për shujtë, që ishte kërkuar nga Sindikata e Policëve të Kosovës, sipas Krasniqit nuk do të aprovohet.
(M. Q / Epoka e re)