
Pakti i ri: Serbia e Rusia, bashkë kundër Kosovës (VIDEO)
22 shkurt 2025
| 20:46
Rusia dhe Serbia, këtë javë e bënë edhe një pakt. Në ditën kur Republika e Kosovës shënoi 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në Moskë ndodhi një takim që nuk i shkon për shtati as shtetit të ri e as pjesës më të madhe të Ballkanit Perëndimor.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, shkoi në Kremlin ku takoi homologun rus, Sergej Lavrov dhe nga aty thanë se vendet e tyre mes tjerash do vazhdojnë së bashku të kundërshtojnë Kosovën, shtet të pavarur e sovran, raporton Klan Kosova.
Njohësit e zhvillimeve gjeo-politike, thonë se kjo është shqetësuese për gjithë rajonin që synon të anëtarësohet në BE.