Pal Lekaj: Albin, ku je? Mos u fsheh, merri përgjegjësitë që të takojnë!
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar pas refuzimit që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ia ka bërë ftesës se presidentit Hashim Thaçit për t’u takuar sot në lidhje me caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.
Lekaj ka kërkuar nga Kurti që mos të fshihet, por të shkojë të Thaçi dhe ta merr mandatin për formimin e qeverisë së re.
“Albin ku je? Mos u fsheh! Merri përgjegjësitë që të takojnë! 15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme. Dhjetëra protesta të organizuara. Qindra aktivistë të burgosur. Mijëra ditë burg të mbajtura. Tre qytetarë, përkrahës tuaj të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde. Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty! DËSHPËRUESE!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/