Pal Lekaj: Bashkë me ty do të dalim fitues edhe në këtë betejë
19 korrik 2019
| 22:26
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.
“E padrejta nuk mundi të ligshtojë asnjëherë, sepse atë gjithmonë e sfidove ballëhapur e me burrëri si një burrshtetas, me nder e sakrificë. Në krah me ty e fituam paqen, në krah me ty fituam shumë beteja, bashkë me ty e zhvilluam dhe e forcuam shtetin, e bashkë me ty do të dalim fitues edhe në këtë betejë. Gjithmonë do të jemi bashkë”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.