Pal Lekaj i jep Deçanit e Gjakovës lajme të mira, nënshkroi dy kontrata
16 tetor 2018
| 16:19
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka dhënë në fund të ditës së sotme dy lajme të mira qyteteve nga Dukagjini, Deçanit e Gjakovës.
Lekaj ka firmosur dy kontrata për rregullimin e dy
“Ditën po e përmbyll me një lajm të mirë për Deçanin dhe Gjakovën. Sapo nënshkrova kontratën për fazën e dytë të asfaltimit të rrugës së Gllogjanit në Deçan, bashkë me infrastrukturë përcjellëse. Për rreth 2 kilometra, kontrata ka vlerën e rreth 650 mijë euro. Ndërsa në Gjakovë do të asfaltohen rrugët e Smolicës e Nikovazit, që kapin shumën rreth 730 mijë euro”, ka shkruar ministri Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.