Pal Lekaj: Qeveria vazhdon
29 janar 2019
| 22:55
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, që vije nga radhët e AAK-së ka thënë se Qeveria do ta vazhdojë punën.
Lekaj ka thënë se ‘i vije keq” ndaj të gjithë atyre që e vënë në dyshim partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të gjithë ata që mendojnë se partneriteti jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në dyshime, MË VIJE KEQ MË VIJE. #QeveriaVazhdon”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ky reagim i Lekajt vjen pas reagimeve të fundit, të deklaratave të ndryshme të zyrtarëve të koalicionit qeverisës në lidhje me taksën ndaj produkteve të Serbisë.
Kryeministri Haradinaj insiston që taksa të mos hiqet, kurse kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar që taksa të pezullohet për 120 ditë.