Pal Lekaj takon disa kamarierë dhe thumbon ministrin Murati: Paga minimale mbi 400 euro
22 korrik 2023
| 15:22
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thumbuar ministrin e Financave, Punës dhe Transferev, Hekuran Murati, i cili deklaroi të premten se mbi 80 mijë punëtorë e kanë pagën nën 260 euro.
Gjatë vizitës që Lekaj i ka bërë një restauranti në Gjakovë, ka shkruar se paga minimale aty është 400 euro.
“Në restaurant Liqeni i Dukagjinit, vendi ma i bukur ne Kosovë. Shërbimi fantastik, paga minimale mbi 400 Euro”, ka shkruar Lekaj.