Pal Lekaj tregon ku qëndron AAK’ja në sondazhe krahasuar me partitë e tjera

11 dhjetor 2020 | 23:56

Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar e ku qëndron AAK’ja në sondazhe, bashkë me partitë e tjera.

Sipas Lekajt, AAK’ja në sondazhe qëndron e katërta. Prapa VV’së që është e para dhe pas PDK’së dhe LDK’së që janë e dyta e e treta.

“Është e vërtetë se VV’ja del e para, PDK’ja e dyta, LDK’ja e treta dhe AAK’ja e katërta. Pra, ne kemi një gjendje stabile”, është shprehur Lekaj në T7.

Tutje, ai ka thënë se përqindja që kanë pasur në zgjedhjet e kaluara nuk ka ndryshuar.

“Në asnjë sondazh nuk del që përqindja që kemi pasur në zgjedhjet e kaluar ka ndryshuar negativisht.”, thotë Lekaj.

“Ne qeverisim në katër komuna dhe në të gjitha ato ne kemi qeverisur mirë”, shtoi Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infermierja e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Zyrafete Basha-Kurti, ka…