Pal Lekaj: U ngritën aktakuza të turpshme kundër themeluesve të UÇK-së
05 nëntor 2021
| 20:08
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se ndaj themeluesve të UÇK-së janë ngritur aktakuza të turpshme.
Lekaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se themeluesit e UÇK-së janë duke u mbajtur në burg padrejtësisht.
“Sot një vit më parë ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte kurrë. U ngritën aktakuza të turpshme kundër themeluesve të UÇK-së tash e një vit padrejtësia po vazhdon duke na bërë të qartë se ata po mbahen padrejtësisht e politikisht”, ka shkruar Lekaj.