Pala e Kosovës ka bërë gabime në dialog
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, në emisionin CONTEXT në ATV, ka thënë se Kosova ka bërë gabime në dialogun me Serbinë, duke mos qenë gjithmonë pragmatike.
Sipas tij, kjo mungesë e pragmatizmit, i ka humbur Kosovës njohjen nga Serbia.
“Pala kosovare ka bërë gabime në dialog, nuk ka qenë gjithmonë pragmatike, sepse të kujtojmë që para një viti a dy vitesh, Kosovës i është ofruar një zgjidhje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme me njohje në qendër. Ajo ka qenë korniza e dialogut, ka qenë propozim amerikan por edhe evropian, që Kosova dhe Serbia duhet përmbyllur dialogun me një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, që do të thotë e akceptushme në Kushtetuat e dy vendeve, që kërkonte ndryshime kushtetuese nga Serbia, heqjen e Kosovës nga Preambula dhe që decidivisht parashihte njohjen reciproke”, ka theksuar Bajrami.