“Palca e Gurit” e Ismet Rashitit një margaritar i poezisë shqipe

14 tetor 2024 | 12:44

Shkruan: Nazif Laçi

Libri i radhës së shkrimtarit dhe atdhetarit, Ismet Rashiti ,,PALCA E GURIT”, padyshim se është një margaritar i letrave shqipe që na dhuron ai. Ky libër me poezi të radhitura bukur dhe me një metaforë të fuqishme, përsonifikimit, simbolit e alegorisë dhe forma të tjera i bëjnë poezit e tia shumë tërheqëse për lexuesin. Pena e krijuesit, Ismet Rashitit i mallgjyem për atdheun e tij, Kosovën, ai parreshtur veproi dhe krijoi shumë poezi, prozë, dramë e shkrime të tjera. Autori i librit ,,Palca e Gurit” është jo e rastëshishme emeritimi i till që ka simbolikën e vet. Me palcë simbolizon veprimtarinë e plejadave të tëra shqiptare që vepruan parreshtur për lirinë e Kosovës-Shqipërisë. Ndërsa guri padyshim simbolizon lashtësinë ndër shekuj të kombit t”onë. Krijuesi, Ismet Rashiti tërë jetën e tij ia kushtoi atdheut të tij që shumë e dashti-Kosovës. Ky vend i lashtë përjetoi shumë vuatje nga armiqtë e shumtë, veçmas ai serbo-sllav. Shumë breza u sakrifikuan për lirinë e tij që kësaj radhe fati deshti u kurorzua me çlirim. Autori, Ismet Rashiti çdo herë veproi pa hile për atdheun, duke mos përçar, por afruar kombin. Ai, pos punës krijuese ka vepruar pa u ndalë në aktivitetet politike në vendet përendimore, sidomos gjatë viteve të 80-ta e 90-ta. Në fund, Ismetit i urojmë shëndet, suksese dhe të na dhuroi edhe shumë libra të tjera.

Propozimi i profesorit Isak Shema:


– Propozoj që përmbledhja me poezi “Palca e gurit”, e autorit Ismet Rashiti të shpallet si përmbledhja më e mirë e vitit për nga përmbajtja dhe vlerat që ka. Dhe këtë mendim do ta barti vet aty ku duhet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fjalimin e tij në Samitin e Procesit të Berlinit,…