Palermo bie në Serinë C
Tashmë është çdo gjë zyrtare, Palermo u dënua dhe do të jetë pjesë e Serisë C, sezonin e ardhshëm. Ky ishte vendimi i Gjykatës Federale Kombëtare (FIGC), e cila ka hedhur poshtë çdo kontestim të Palermos dhe përfaqësuesve të saj.
Dënimi ekzakt është vendi i fundit në Serinë B dhe rrjedhimisht rënia në C. Shkak është bërë falsifikimi i dokumenteve financiare, në periudhën 2014-2017 nga krerët e klubit sicilian duke nisur nga ish-presidenti Mauricio Zamparini.
Siç raporton “Il Gornale di Sicilia”, klubi do të ketë 48 orë kohë të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila do të vendosë brenda 10 ditëve. Do të jetë shumë e vështirë që të ndërmerret një lehtësim i dënimit. Ndërkohë krerët e klubit dhe studioja ligjore pretendojnë t’i zbresin ekipit vetëm 15 pikë.