“Palestinë e lirë!”, sulm me thikë në Nju-Jork, plagoset i riu hebre
11 gusht 2024
| 08:36
Një i ri hebre u godit me thikë mbrëmë në selinë e lëvizjes Chabad në Nju Jork nga një burrë që thërriste “Palestinë e lirë”.
Sipas asaj që raportoi një rabin vendas që thotë se e njeh viktimën, pas një shkëmbimi fjalësh me viktimën, ai dyshohet se pyeti “A dëshiron të vdesësh?” para se ta godiste me thikë.
I riu hebre i plagosur u dërgua në spital. Fatmirësisht, nga raportimet e mediave të huaja, mësohet se i plagosuri nuk është në gjendje të rëndë.
Sulmuesi, i ndjekur dhe ndaluar nga anëtarët e komunitetit, u arrestua.