Palestinezët sulmojnë Izraelin me 200 raketa, hakmerren izraelitët
04 maj 2019
| 21:31
Palestinezët e rripit të Gazës, kanë sulmuar Izraelin, me 200 raketa, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Izraelite, duke thënë se më pas Izraeli sulmoi Gazën me sulme ajrore dhe tanke.
Tre Izraelitë u lënduan nga ky sulm, ndërsa sulmet e Izraelit vranë tre palestinezë, duke përfshirë një nënë dhe vajzën e saj të vogël, kanë thënë zyrtarët e Gazës, raporton “BBC”.
Katër palestinezë, duke përfshirë dy militantë të Hamasit, u vranë të premten pas një sulmi ku u lënduan dy ushtarë izraelitë.