Palestra “Adem Jashari” në Klinë është bërë me inventarizim

22 shkurt 2023 | 08:53

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatjona Gashi, kanë vizituar palestrën sportive “Adem Jashari” në Klinë, për të parë nga afër investimet e përfunduara për inventarizimin dhe pajisjen me makineri për mirëmbajtjen e saj.

Kryetari Elezaj theksoi se komuna është e përkushtuar që ta ndihmojë sportin në Klinë, gjë që është dëshmuar edhe me rritjen e fondeve të ndara për klubet nga komuna, gjithashtu edhe me projektet e tilla që çdoherë të jenë pranë klubeve, sportistëve e sportdashësve me të gjitha mundësitë institucionale.

Ndërsa drejtoresha Gashi tha se do të sigurojë që palestra gjithmonë të jetë në funksion dhe ta ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,…