Palestra në Zahaq dhe Loxhë pritet të përfundojnë së shpejti
24 qershor 2020
| 16:26
Gjatë vizitës së sotme, ministrja Dumoshi e shoqëruar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, qëndruan edhe në fshatrat Zahaq dhe Loxhë, për të parë realizimin e projekteve, në të cilat po investon MKRS-ja.
Bëhet fjalë për palestrat sportive në këto dy fshatra, në të cilat për këtë projekt ministria ka planifikuar 1 milion e 500 mije për palestrën në Zahaq, respektivisht 400 mijë për atë në Loxhë.
“Banorët e regjionit të Pejës i kanë merituar këto objekte sportive, pasi që ka pasur një mungesë të theksuar të hapësirave sportive që sportdashësit të kryejnë aktivitetet e tyre të nevojshme. Presim që projektet të përfundojnë dhe mos të ketë zvarritje të punimeve që ato të kryhen sa më shpejtë”, ka thënë Dumoshi.
(V.Z / Epoka e re)