Pallaska: E pabesueshme, LV-ja citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën drejtuar Kushtetueses

01 maj 2020 | 13:00

Avokati Dastid Pallaska, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka cituar Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që i ka drejtuar të enjten Gjykatës Kushtetuese për rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për çështjen e mandatarit.

Pallaska ka theksuar se partia që drejton Kurti, ka cituar Kushtetutën e Serbisë edhe përkundër faktit që aty Kosova konsiderohet si pjesë e Serbisë.

E pabesueshme. Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’. Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast. Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit që në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës! E turpshme edhe për Lëvizjen Vetëvendosje!”, ka shkruar Pallaska në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që të arsyetojë kërkesën e saj…