Pallaska: Flamurin shtetëror nuk e dizajnoi Ahtisaari, por një ushtar i UÇK-së
13 shkurt 2018
| 21:56
Avokati dhe analisti Dastid Pallaska, ka thënë se flamuri shtetëror nuk guxon të trajtohet si i huaj, pasi atë e dizajnoi një ish ushtar i UÇK-së.
“Flamurin shtetëror nuk e dizajnoj Ahtisaari por një ish ushtar i UÇK-së. Për këtë arsye ky flamur nuk guxon të trajtohet si i huaj apo si anti-shqiptar!”, ka shkruar Pallaska në profilin e vet në “Facebook”
Ndryshe, flamurin shtetëror të Kosovës e ka dizajnuar Muhamer Ibrahimi, ish-ushtar i UÇK-së dhe i njëjti u shpalos më 17 shkurt 2008 në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.