Pallaska: Kushtetuta dhe dhuna e përjashtojnë njëra-tjetrën

30 mars 2020 | 14:16

Juristi i njohur Dastid Pallaska ka reaguar ndaj dekleratave dhunënxitëse të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se po të besonin në “argumentet kushtetuese” të kyeministrit Kurti, zyrtarët e LV-së nuk do të kërcënonin vendin me “vëlla-vrasje”.

Sipas tij, kushtetuta dhe dhuna e përjashtojnë njëra-tjetrën. “Po të besonte në “argumentet kushtetuese” të kryeministrit në ikje, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kërcënonte vendin me trazira të dhunshme e “vëlla-vrasje” nëpërmjet zyrtarëve të vet. Kushtetuta dhe dhuna e përjashtojnë njëra tjetrën!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur pak më…