Pallaska: Një fitore nominale e Biden do ta thellojë ndarjen në ShBA
Juristi i njohur Dastid Pallaska ka bërë me dije se përmbysja e populizmit të presidentit amerikan Donald Trump do të arrihej vetëm me një fitore bindëse te demokratëve, raporton “Epoka e re”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një fitore nominale e ish-zëvendëspresidentit Joe Biden, do të thellojë ndarjen në ShBA.
“Përmbysja e popullizmit të Presidentit Trump do të arrihej vetëm me një fitore bindëse te demokratëve, diçka që tanimë është e sigurt se nuk do të ndodhë. Cilido skenar tjetër, qoftë edhe një fitore nominale e ish-zëvendëspresidentit Biden, do të thellojë ndarjen në ShBA, që është ushqimi kryesor i politikës populliste të Presidentit Trump”, ka shkruar Pallaska, duke shtuar se nëse Trumpi i humb këto zgjedhje diskursi i populizmit do të shoqërojë zgjedhjet edhe në vendet tjera të botës. “Rrjedhimisht, edhe nëse Presidenti Trump e humbë formalisht betejën presidenciale, duket se koha e tij nuk ka kaluar ende. Për fat të keq, i njëjti diskurs do të shoqërojë zgjedhjet edhe në vendet tjera të botës që kanë rënë në grackën e popullizmit të shfrenuar”, ka shkruar Pallasak.