Pallaska: Nuk ekziston asnjë arsye që Thaçi të mbahet në paraburgim

06 maj 2021 | 21:19

Avokati Dastid Pallaska në emisionin Pressing të T7, ka thënë se për klientin e tij, Hashim Thaçin, se nuk ekziston asnjë arsye që ish-presidentit të mbahet në paraburgim.

Sipas avokatit Pallaska, ish-presidenti Thaçi as nuk duhej që të arrestohej vitin e kaluar.

“Mbrojtja atëherë por edhe tani konsideron se nuk ekziston as edhe një arsye e vetme që z. Thaçi qoftë të arrestohet apo edhe të mbahet në paraburgim”, është shprehur Pallaska në T7.

Tutje, Pallaska përmendi se Gjykata Kushtetuese ksihte lëshuar një vendim ku thuhej se nëse presidenti ndiqet penalisht për vepra penale që mund t’i ketë kryer jashtë funksionit të tij, në asnjë rrethanë nuk mund të arrestohet.

“Tanimë janë bërë 6 muaj që ai është në paraburgim dhe arsyet janë të pathemelta. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kur është vlerësuar imuniteti i anëtarëve të qeverisë, presidentit dhe anëtarëve të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar qartësisht se derisa presidenti mund të ndiqet penalisht për veprat penale që mund t’i ketë kryer jashtë funksionit të tij, nën asnjë rrethanë nuk mund të arrestohet dhe as të paraburgoset”, ka thënë Pallaska.

“Kur kuptuam që ka ardhur vendimi për urdhër arrestin e presidentit Thaçi, mbrojtja e tij ia ka identifikuar z. Thaci këtë vendim dhe e ka udhëzuar se e ka mundësinë që ta mbajë pozitën dhe të thirret në këtë imunitet kushtetues dhe ligjor”, shtoi Pallaska.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës ka kujtuar Luan Haradinajn në 24 vjetorin…