Pallaska: Pa ceremoni dhe pa aleatë, zëvendësimi i komandantit nuk i bën nder askujt, as FSK-së

30 nëntor 2021 | 22:56

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se zëvendësimi i komandantit të FSAK-së do të duhej të bëhej me ceremoni solemne ushtarake, sikurse në vitin 2015 kur Kastrati ia dorëzoi detyrën Ramës, me prezencën e aleatëve kryesorë.

Kjo, sipas Pallaskës, është përcjellja e dinjitetshme që meritojnë shërbyesit më të vyer të vendit.

Ai ka thënë se po që se fotografia e sotme nga Presidenca dhe postimi në Facebook i Kryeministrit paraqesin tërë “ceremoninë” e zëvendësimit të Komandantit të FSK-së, kjo nuk i bënë nder askujt, as ish Komandantit, as Komandantit të ri dhe as FSK-së.

“Zëvendësimi i Komandantit të FSK-së duhet të bëhet me ceremoni solemne ushtarake, siç ndodhi më 15 mars 2015 kur Gjeneral-lejtant Rrahman Rama pranoi detyrën nga Gjeneral-lejtant Kadri Kastrati.

Atë ditë në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore ishin të pranishëm jo vetëm krerët e shtetit por edhe përfaqësuesit e aleatëve kryesor të vendit, duke përfshirë edhe Ambasadoren e ShBA-ve. Komunikatën për shtyp nga kjo ceremoni mund ta gjeni në koment.

Në atë ngjarje ish Komandanti Kadri Kastrati u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Iowa-së në ShBA. Kjo është përcjellja e dinjitetshme që meritojnë shërbyesit më të vyer të vendit. Po që se fotografia e sotme nga Presidenca dhe postimi në Facebook i Kryeministrit paraqesin tërë “ceremoninë” e zëvendësimit të Komandantit të FSK-së, kjo nuk i bënë nder askujt. As ish Komandantit, as Komandantit të ri, e as FSK-së”, ka shkruar Pallaska

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja anti-Covid që kanë…