Pallaska: Qytetarët kuptuan se rimat e Albin Kurtit nuk ofrojnë zgjidhje

14 nëntor 2021 | 23:15

Juristi i njohur Dastid Pallaska ka komentuar rezultatin e zgjedhje të balotazhit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qytetarët kuptuan se fjalimet opozitare me rimë të Albin Kurtit nuk ofrojnë zgjidhje.

“Për më pak se një vit, qytetarët kuptuan se fjalimet opozitare me rimë të Albin Kurtit jo vetëm që nuk ofrojnë zgjidhje për problemet e tyre të përditshme por as nuk përputhen me veprimet e tij qeveritare.  Edhe pse zgjedhjet ishin lokale, sa i përket partisë në pushtet, rezultatet ishin një votëbesim për Qeverinë”, ka shkruar ai.

 

Postimi i plotë i Pallaskës:

Tanimë është e qartë se fitorja e partisë në pushtet me 14 shkurt ishte – para se gjithash – teknike.

Fitore për shkak të mungesës së ekipeve kundërshtare në fushë.

Ishte kulmi i një fluske të fryrë me gënjeshtra dhe zemërim që kishte bashkuar njerëz që nuk kishin asgjë të përbashkët.

Si e tillë, ishte e gjykuar të dështonte shpejtë dhe fortë. Kjo u konfirmua sonte.

Për më pak se një vit, qytetarët kuptuan se fjalimet opozitare me rimë të Albin Kurtit jo vetëm që nuk ofrojnë zgjidhje për problemet e tyre të përditshme por as nuk përputhen me veprimet e tij qeveritare.

Edhe pse zgjedhjet ishin lokale, sa i përket partisë në pushtet, rezultatet ishin një votëbesim për Qeverinë.

Kjo për shkak se kandidatët e partisë në pushtet garuan në komunat e tyre vetëm me një argument, bekimin e tyre nga Albin Kurti që – sipas tyre – ju garantonte favorizim nga Qeveria.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes rrjeteve…