Pallaska thotë se po sulmohet nga Vetëvendosje me militantët nga Iraku, Nepali e Bangladeshi
Avokati Dastid Pallaska ka bërë të ditura sulmet e Vetëvendosjes ndaj postimeve të tij në Facebook, rast me të cilin edhe ka ironizuar.
Ja postimi i plotë:
Sulmet e parreshtura të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Indonezi ndaj postimeve të mija sugjerojnë se PARTIA është e shqehtësuar se gënjeshtra mbi të cilën kanë ndërtuar narracionin e “ndryshimit” mund të shpaloset para 14 shkurtit.
Sonte kjo degë paska ftuar në përkrahje edhe militantët nga Iraku, Nepali e Bangladeshi.
Në foto mund t’i shihni disa nga militantët më të zellshëm të kësaj partie nga këto vende të largëta që po brengosen për të ardhmen e vendit tonë.
Autokracia e edhe diktatura fiton vetëm kur i nënshtron të gjithë zërat e lirë. Kjo është arsyeja pse një llogari e vetme dhe modeste e Facebook-ut i vë kaq shumë në siklet.
Për këtë arsye, miq, ju ftoj që postimin tim për Zhizhekun që provokojë sulmin e fundit ta shpërndani sa më shumë.