Pallati i Rinisë do të transferohet në “Pop-up Centre” për inovacion
Pallati i Rinisë dhe Sporteve (pjesa e djegur) në Prishtinë, do të transformohet në “Pop-up Center” për Inovacion, Startup, ICT, E-Sports dhe programe tjera për rininë.
Plani u konfirmua sot nga kryetari i Prishtinës Perparim Rama, gjatë takimit me komunitetin e “Innovation Centre Kosovo”, kompanitë e sektorit të TIK-ut, Institucionet e Edukimit dhe përfaqësues nga diaspora.
Përveç Pallatit të Rinisë, rivitalizimi i hapësirave publike do të vazhdojë edhe me ndërtesat e tjera që janë në pronësi të komunës.
“Komuniteti ynë dhe Komuna e Prishtinës do të angazhohen në krijimin e brendit të qytetit si “Tech & Startup Hub”, zhvillimin e strategjisë dhe bashkëpunimin në prurjen e investimeve të jashtme.
Kryetari Rama premtoi bashkëpunim edhe me bizneset startup dhe kompanitë e ICT për projektet e komunës për “smart city”, mobilitet dhe digjitalizim.
Prishtina është edhe kryeqyteti i Kosovës për ICT, Biznese Startup & Rini dhe bashkërisht zotohemi për forcimin e pozicionit të qytetit në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar organizata joqeveritare në Facebook “Inovacion Centre Kosovo”.