Pallati mbretëror punëson avokatë të jashtëm për të zbuluar të vërtetën e bullizmit
15 mars 2021
| 11:11
Meghan Markle e ka vendosur pallatin mbretëror në kushte të vështira, madje aq sa kanë arritur të punësojnë avokatë të jashtëm për të zbuluar të vërtetën e akuzave për bullizim nga stafi, drejtuar dukeshës.
Pritet që avokatët të kontaktojnë me stafin dhe të gjejnë prova ose jo për akuzat për bullizim nga ata që dikur i shërbenin Meghan dhe Harryt. Pasi të mbarojnë hetimet, pallati ka deklaruar se do të bëhet edhe një informim zyrtar i publikut.
Nga ana tjetër, çifti Meghan Harry kanë kërkuar të përfshihen në këtë çështje, por pallati nuk ka pranuar