
Palma e artë shkon për ‘Hajdutët e dyqaneve’
21 maj 2018
| 11:52
Filmi japonez “Hajdutët e dyqaneve” arriti të triumfojë në Festivalin e Filmit në Kanë të Francës, duke marrë ‘Palmën e Artë’.
Regjisori Hirokazu Kore-eda dhe aktorët e filmit tërhoqën trofeun për historinë e pazakontë të një familjeje që jeton duke vjedhur dyqane, derisa një ditë gjen një vogëlushe të dhunuar të cilën e merr në shtëpi.