Palmeiras pas 20 vjet pritje kualifikohet në finale të Kupës Libertadores
Palmeiras është finalistja e parë e Kupës Libertadores. Skuadra braziliane kthehet të luajë aktin final të turneut më të rëndësishëm të futbollit për klube në Amerikën e Jugut, pas një mbrëmje dramatike në gjysmëfinalen e kthimit kundër River Plates.
Formacioni argjentinas kishte humbur sfidën e parë në shtëpi me rezultatin 3-0, ndërsa në atë të kthimit iu afrua një përmbysje të madhe, por u ndal në fitoren 2-0. Miqtë kaluan në epërsi me Rojas në minutën e 29.
Në limitet e pjesës së parë, Borre dyfishoi rezultatin duke ndezur shpresat e River Plate. Me rikthimin në fushë, argjentinasit ndalën sërish topin në rrjetë, por festa e tyre u prish nga sistemi VAR që sinjalizoi një pozicion jashtë loje.
Misioni i tyre për përmbysje u vështirësua pas kartonit të kuq të Rojas, ndërsa me një lojtar më pak River Plate nuk arriti t’i rrëmbejë Palmeriras biletën e parë për në finalen e 30 janarit që do të luhet në mitikun “Maracana”.