Palmer deklarohet rreth Manastirit të Deçanit
01 qershor 2021
| 21:29
Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer inkurajoi sot Qeverinë e Kosovës dhe udhëheqësit e opozitës për të luajtur një rol konstruktiv ndërsa u bëri thirrje të gjithëve të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e pronës Manastirit të Deçanit.
“Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit janë thelbësore për të ardhmen demokratike dhe multietnike të Kosovës”, ka shkruar Ambasada amerikane në Facebook.
Ndryshe, Palmer sot ka vizituar Manastirin e Deçanit. Ai ka qenë në një vizitë dyditore në Kosovë së bashku me të dërguarin e BE për dialog Miroslav Lajcak.
Ata mbajtën një konferencë për shtyp sot pas një serie takimesh me krerët e shtetit të Kosovës dhe zyrtarë ndërkombëtarë në Kosovë, si dhe opozitën.