Palmer: Qëllimi im është të siguroj një marrëveshje Kosovë-Serbi

02 shtator 2019 | 23:03

Në një intervistë për Tanjug, Palmer është shprehur se qëllimi tij është të ulë në tryezën e bisedimeve Beogradin dhe Prishtinën.

“Qëllimi im është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje. Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në axhendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë”, – tha Palmer.

Ai thotë se e pranoi postin pasi mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Sipas tij kjo do ta transformonte tërë Ballkanin, do të hapte rrugën evropiane për Serbinë e Kosovën, dhe do të ishte “një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA-në”.

Palmer thekson se për SHBA-të kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”.

Nga ana tjetër Palmer citon se SHBA shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të pranojë të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilall Sherifi nga Nisma ka prezantuar shkurtimisht parimet mbi të…