Palmer: ShBA-ja është e kënaqur me dialogun Kosovë-Serbi
10 shtator 2020
| 15:21
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, njëherësh përfaqësues i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka deklaruar
se Uashingtoni është shumë i kënaqur me atë që po ndodh në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit.
Gjatë vizitës në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës, ai ka deklaruar se ShBA-ja është e lumtur me rezultatin e këtyre bisedimeve.
“Sot, unë jam në Mostar për të diskutuar se çfarë po ndodh këtu. Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë shumë të lumtura për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë dhe Uashingtoni është shumë i kënaqur me rezultatet e atyre bisedimeve dhe marrëveshjeve që janë arritur”, ka deklaruar Palmer./rel/