Palmeri: Biseduam me Vuçiqin rreth Kosovës, për ShBA-në njohja reciproke është zgjidhja e duhur

16 mars 2021 | 12:25

I dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një bashkëbisedim virtual me ambasadorin amerikan në Beograd, Anthony Godfrey kanë diskutuar edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmeri është pyetur gjatë bisedës se a ka biseduar me Vuçiqin për Kosovën dhe si ia ka shpjeguar atij insistimin që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundojë me marrëveshje reciproke.

Diplomati amerikan ka thënë se ka biseduar për Kosovën dhe për ShBA-në, njohja reciproke mes dy shteteve do të ishte zgjidhja e duhur që do ta përmbyllte këtë çështje.

“Ne biseduam për Kosovën, absolutisht pozicioni ynë është që nuk ka marrëveshje pa kompromis, në pozicionin tonë kombëtar, nuk do ta përdorja fjalën insistim por do të thoja që për ShBA-në ne besojmë që njohja reciproke do ta vendoste përfundimisht këtë çështje në të shkuarën për të gjithë, kjo nuk do të thotë që ne nuk do të përkrahim marrëveshje të tjera të vogla që çojnë në atë drejtim”, ka thënë Palmeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria somaleze ka njoftuar se 2,5 milionë personave në këtë…