Palmeri dhe Lajçaku i shkojnë Osmanit në zyrë
31 maj 2021
| 15:48
I dërguari i ShBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar së bashku në Presidencë, ku janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Palmeri dhe Lajçaku paraprakisht janë takuar me drejtuesit e opozitës.
Ata do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër në orën 10: 45 do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për medie, në zyrën e BE-së në Prishtinë.
Gjithashtu, Palmeri dhe Lajçaku do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.